Ajo është ndër rep-artistet shqiptare më të talentuara ndonjëherë.
Fjala bie për Taynan, e cila për tre vite me radhë ka rezultuar të jetë e suksesshme me prodhimtaritë muzikore.
Vëmendje të madhe ajo merr edhe me pozat nga përditshmëria, përfshirë këtu edhe udhëtimet që bën.
Në një postim të fundit, bukuroshja brune ka shfaqur fizikun e formësuara, duke theksuar kështu një detaj.
Në pjesën e poshtme reperja mbante një palë pantallona, që i binin më të gjerë se zakonisht.
“Beli im është bërë më i vogël”, ka shkruar ajo në mbishkrim.
“WTF” përndryshe është hiti saj i fundit, që erdhi në bashkëpunim me Ivorian Doll. /TV Malisheva