Reperja e njohur kosovare, Tayna, s’e ka ndërmend të ndalet dhe po vazhdon të jetë shumë aktive me projekte të ndryshme e njëherësh me koncerte.
Tayna e cila po bëhet gati për të publikuar projektin e ri muzikor, ka publikuar disa fotografi si pjesë e xhirimeve të videoklipit, shkruan Indeksonline.
Si çdo herë tjetër as këtë herë, reperja nuk e ka lënë anash ekspozimin e linjave dhe paraqitjen seksi.
Në disa fotografi që janë publikuar në rrjetet sociale, Tayna u paraqit me një fustan të kuq në të cilin kishte vënë në pah asetet “bombastike”, këmbët e gjata dhe belin e hollë. Ndërsa, reperja nga Peja nuk ka bërë të ditur datën e publikimit të klipit të ri.
Ndryshe, Tayna mbrëmë ishte e pranishme në ndeshjes midis Kosovës dhe Malit të Zi