Reperja e njohur shqiptare, Tayna, po vazhdon të jetë shumë aktive në muzikë.
Ajo është në punim e sipër të një projekti të ri muzikor, i cili do të publikohet së shpejti.
Reperja me prejardhje nga Prizreni ndërkohë po vazhdon edhe të mos ndalet së performuari në mbrëmje muzikore të ndryshme thuajse çdo natë.
Sipas saj, ajo ka kapacitet gjithashtu për të performuar në tri mbrëmje muzikore të ndryshme brenda një nate.
Në disa video të publikuara në rrjetin social Instagram, Tayna ka shkruar në mbishkrimin e tyre se ka raste kur mban tri koncerte brenda një nate, kështu që xhepi i sa j nuk është asnjëherë i zbrazur.
“Tri koncerte i bëj në një natë, kështu që xhepi im nuk është kurrë i thatë”, ka shkruar Tayna në Instagram.
E njëjta pritet që së shpejti të lansojë këngën e saj më të re, klipi i së cilës është frymëzuar nga filmi ikonik i Disneyt, “101 Dalmatians”. /TV Malisheva