Shkruan Çerkin Dukolli

11 marsi 1981…..

40 vjet nga demonstratat e vitit 1981.

Të burgosurve politik.

Ju që vazhduat rrugën e përpjekjeve ndër breza të patriotëve të devotshëm për liri dhe pavarësi të vendit.

Ju që u shndërruat udhërrëfimi dhe inspirimi për gjenerata të tëra në vazhdim e që kulmuan me projektin më suprem të shqiptarëve, UÇK-në e cila solli lirinë e Kosovës.

Ju që para 40 viteve me thirrjen dhe kauzën e atëhershme “Kosova Republikë” punuat deri në realizimin e saj.

Ju që kohën më të madhe të jetës tuaj e kaluat në aksione, ilegalitet e burgje famëkeqe serbe.

Ju që me veprimtarinë tuaj e ushqyet dhe i dhatë jetë projektit të shqiptarëve për liri dhe pavarësi.

Ju që shumë nga ju, sakrifikuat deri në flijim, në kohëra dhe ngjarje të ndryshme ndër vite.

Ju që në ballë kishit bacë Adem Demaçin, njeriun simbol të përmasave supreme kombëtare.

Ju që jeni pjesë e lavdishme e historisë së vendit tonë.

Ju që meritoni mirënjohjen kolektive të shoqërisë tonë.

Urime përvjetori i Pranverës së Madhe Shqipëtare ’81.

Ju ishit dhe mbeteni inspirimi ynë patriotik sa të jetë jeta.

Share.