Mbledhja e  Kuvendit Komunal  të Malishevës mbahet nesër, raporton TV Malisheva.

Mbledhja e parë urgjente e Kuvendit Komunal të Komunës së Malishevës për vitin 2022 do të mbahet në ditën e enjte, duke filluar nga ora 09:00.

Njoftimin e ka bërë komuna.

Mbledhja do të mbahet në sallën e Kuvendit të Komunës.

Postimi i plotë:

Mbledhja  e  -I- (parë)  urgjente e Kuvendit të Komunës së Malishevës për vitin 2022,   do të mbahet ditën e Enjte me datë: 06.01.2022, duke filluar nga ora 09:00.

Mbledhja do të mbahet në sallën e Kuvendit të Komunës.

Për këtë mbledhje është propozuar ky rend i ditës:

Shqyrtimi i kërkesës nr.01/01 datë: 05.01.2022 të parashtruar  nga Kryetari i Komunës,  për miratimin e Projekt-Buxhetit  të Komunës së Malishevës për vitet 2022-2024, me theks të veçantë për vitin 2022.

Share.