Dita e sotme (e martë) i gjeti artdashësit me lajm shumë të hidhur.
Fahri Beqiri, kompozitori i njohur në industrinë muzikore, ndërroi jetë në moshën 85 vjeçari.
Këtë e bëri të ditur muzikanti Ylber Asllanaj në një postim në rrjetin social Facebook.
Ndërkohë, shumë të famshëm nga estrada shfrytëzuan rastin për të shprehur ngushëllime, e në të njëjtën kohë edhe duke kujtuar veprimtarinë e tij.
Ndër ta është artisti Ilir Shaqiri, i cili tha se arti muzikor, sot ka ulur flamurin në gjysmështizë. /TV Malisheva
Në mesin e tyre që reaguan ishin edhe Eliza Hoxha, Nikollë Nikprelaj, Korab Shaqiri dhe Rafer Rudi.