Një shpërthim i tmerrshëm ndodhi të martën e 5 gushtit në Bejrut të Libanit.

Të paktën 100 njerëz vdiqën dhe rreth 4000 janë plagosur në shpërthimin e tmerrshëm që ndodhi në portin detar në pjesën qendrore të Bejrutit, njoftuan autoritetet libaneze.

Lidhur me ngjarjen tragjike kanë nisur iniciativa të shumta për t’u dalë në ndihmë familjarëve të viktimave dhe të plagosurve nga kjo tragjedi.

Në rrjetet sociale, shumë emra të njohur dhe me influencë kanë shfrytëzuar ndikimin e tyre në rrjetet sociale, për t’u solidarizuar me tragjedinë që ndodhi në Bejrut.

Një gjë të tillë e kanë bërë edhe shumë nga të famshmit shqiptarë, të cilët kanë filluar të shpërndajnë në rrjetet sociale imazhe nën hashtagun #prayforLiban./Tv Malisheva

Share.