Në mbrëmjen gala të Golden Boy të organizuar nga gazeta italiane Tuttosport nuk u vlerësua vetëm ylli i ri i Atletico Madrid, Joao Felix me çmimin e lojtarit më të mirë të vitit nën moshën 21-vjeç por edhe të tjerë personazhe të fushës së sportit.
Më poshtë keni edhe listën e plotë të çmimeve të shpërndara nga gazeta torineze:
Golden Boy 2019: Joao Felix (Atletico Madrid)
Lojtari më i mirë europian nën 21-vjeç: Matteo Guendouzi (Arsenal)
Lojtari më i mirë italian nën 21-vjeç: Gianlugi Donnarumma (Milan)
Lojtaria më e mirë italiane nën 21 vjeç: Giada Greggi (Roma)
Drejtori sportiv europian më i mirë i vitit 2019: Fabio Paratici (Juventus)
Agjenti më i mirë europian i vitit 2019: Jorge Mendes
Presidenti më i mirë europian (çmim për karrierën): Silvio Berlusconi