Me rastin e festës së Kurban Bajramit, të martën qytetarët nuk do të mund të vaksinohen. Qendrat e vaksinimit do të jenë në pushim. Ndërsa ata që kanë termine që të martën do të mund të vaksinohen të mërkurën. Kështu kanë bërë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
“Ministria e Shëndetësisë i informon qytetarët të cilët i kanë pasur terminet për marrjen e dozës së dytë të vaksinës kundër COVID-19 me datën 20 korrik, se terminet e tyre shtyhen për një ditë më vonë, për datën 21 korrik, për shkak të festës së Bajramit. Pra, qytetarët që kanë pasur termine për ditën e martë, dozat e dyta të vaksinave do t’i marrin ditën e mërkurë, sipas intervaleve kohore të përcaktuara në terminet e tyre dhe në të njëjtat Qendra të vaksinimit ku i kanë marrë edhe dozat e para”, thuhet në njoftimin e MSh-së.
Në të njëjtën kohë, MSh u bën thirrje qytetarëve të moshës mbi 18 vjeç që të aplikojnë përmes platformës eKosova për caktim të termineve për marrje të vaksinës kundër COVID-19./TV Malisheva