Të mërkurën Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia do të mbajë një takim virtual me kryetarët e komunave.
Besohet se në takim do të diskutohet për situatën me pandeminë e COVID-19 , e po ashtu edhe për masat e reja kundër COVID-19.
Gjatë takimit do të flitet edhe për vaksinimin e qytetarëve.
Nga Shoqata e Hotelerisë dhe Turizmit, sot kanë bërë të ditur se gjatë ditës së mërkurë do të diskutohet edhe për mbajtjen e dasmave.
Kujtojmë që gastronomët tashmë një kohë po kërkojnë që të largohet ora policore./TV Malisheva