Të paktën 468 fëmijë janë vrarë që nga fillimi i luftës shkurtin e kaluar, ka pohuar Ukraina.

947 fëmijë të tjerë janë plagosur, sipas vlerësimeve të fundit të Prokurorisë së Përgjithshme të vendit, shkruan Skynews.

Sipas Konventës së Gjenevës, vrasja dhe gjymtimi i fëmijëve si rezultat i veprimeve të drejtpërdrejta ose të tërthorta, konsiderohet një krim lufte.

Në javën e fundit, autoriteti ukrainas ka regjistruar 1,614 vepra të reja – 1,588 krime agresioni/krime lufte dhe 26 krime kundër sigurisë kombëtare.

/TV Malisheva

Share.