Dy vajza të mitura nga Podujeva ishin raportuar si të zhdukura, por që në orët e vona janë gjetur në një kafiteri në Prishtinë, së bashku me dy djemë, njëri prej tyre i mitur.

Ato ishin raportuar në Polici si të zhdukura nga prindërit. Ndërkohë, gjatë hetimit të rastit ora 23:30 njësiti policor, viktimat i ka gjetur në një kafiteri në Prishtinë së bashku me dy të dyshuar njëri prej tyre i mitur.

Viktimat janë kthyer në shtëpi dhe rasti vazhdon të hetohet.

/TV Malisheva

Share.