Dy vizitorë dhe dy roje të sigurisë janë vrarë nga një sulmues pranë sinagogës më të vjetër në Afrikë, në ishullin Xherba të Tunizisë. Sulmi ndodhi gjatë një pelegrinazhi vjetor në këtë ishull, që mbledh vizitorë hebrenj nga Evropa dhe Izraeli.
Një roje besohet se ka qëlluar partnerin e tij para se të hapte zjarr ndaj vizitorëve dhe forcave të sigurisë që ishin pranë sinagogës dhe më pas ka vrarë veten. Motivet e të shtënave janë ende të paqarta. Një prej vizitorëve të vrarë ishte shtetas francez. Edhe katër vizitorë të tjerë dhe pesë anëtarë të forcave të sigurisë janë plagosur. Nuk është e qartë nëse vizitorët ishin pelegrinë që po vizitonin sinagogën Griba. Në disa video të publikuara online shihen vizitorë duke ikur teksa dëgjohen të shtëna.