Në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicë, rreth orës 13:00, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Këtë për Klankosova.tv e konfirmoi zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti, duke shtuar se nuk është raportuar për asnjë të lënduar.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar disa gëzhoja, rasti vazhdon të trajtohet nga njësitet përkatëse./TV Malisheva

Share.