Të paktën katër persona kanë humbur jetën si dhe tre tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në lagjen Brooklyn të New York-ut.

Autoritetet amerikane menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur të vdekur katër burra, shkruan AP.

Një grua dhe dy burra janë plagosur nga të shtënat; mirëpo janë jashtë rrezikut për jetë.

Deri më tani asnjë person nuk është arrestuar për këtë sulm. Autoritetet amerikane janë duke e hetuar rastin.

Share.