Dy persona dyshohet se janë plagosur sot rreth orës 19:00 në një përleshje ku janë përdorur edhe armë zjarri, në sheshin “Faruk Elezi” në Klinë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka deklaruar për Telegrafin se viktimat kanë marr plagë nga arma e zjarrit dhe mjeti i mprehtë.
“Rreth orës 19:00 është raportuar për një përleshje në afërsi të Qendrës së Mjekësisë Familjarë në Klinë. Për pasojë, dyshohet se nga përdorimi i armës së zjarrit dhe mjetit të mprehtë kanë pësuar lëndime dy persona”, ka njoftuar Gashi.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ambulanca.
Të plagosurit janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës.
/TV Malisheva