Zgjidheni këtë dilemë një herë e përgjithmonë!
Nga të dy pjesët e vezës ka përfitime specifike, por nga ana ushqyese, njëra është më e pasur!
Shumica e doktorëve dhe nutricionistëve rekomandojnë vezë për kafjall për shkak të përmbajtjes së lartë të yndyrave të shëndetshme, vitamina dhe proteina.
Lehtë përgatiten, ndërsa me mundësi të llojllojshme më shpesh edhe i konsumojmë, të vetëdijshëm për efektet e tyre shëndetësore në organizmin tonë.
Mirëpo një pyetje vazhdimisht imponohet – cila është më e shëndetshme, dhe a duhet të verdhët e vezës të hidhen poshtë apo t’i hamë ndaras nga të bardhët e vezës.
Të verdhët përmbajnë më shumë yndyra, kalori dhe kolesterinë sesa që kanë të bardhët e vezës.
Në një vezë të madhe ka rreth katër gramë proteina. Më shumë se gjysma e përmbajtjes së proteinave gjendet në të bardhët e vezës – ato janë proteina të plota, sepse përmbajnë nëntë aminoacide.
Midis së bardhës së vezës dhe së verdhës së vezës ekziston dallim i madh në vlera kalorike. Pra, të bardhët e vezës kanë vetëm 17 kalori, ndërsa të verdhët 55 sosh, shkruan Healthline.
Gjithashtu, të bardhët pothuajse nuk kanë yndyra, ndërsa te njerëzit të cilët hanë ushqimin e pasur me proteina me zvogëlim të pjesëmarrjes së kalorive, të bardhët e vezës janë shpesh në meny.
Të verdhët e vezëve përmbajnë lëndë ushqyese thelbësore dhe vitamina, si dhe karotenoide të tretshme në yndyra që mbrojnë shikimin dhe sytë nga katarakti dhe sëmundjet e tjera.
Dhe, në fund, shohim që të dy pjesët e vezës kanë përfitime specifike, mirëpo shikuar nga ana ushqyese, të verdhët janë më të pasura se të bardhët e vezës. /TV Malisheva