Me shuarjen nga jeta të ikonës së aktrimit, Adem Mikullovci, pak muaj më parë, qyteti i tij i lindjes ka marrë një vendim.

Kuvendi Komunal në Vushtri ka votuar pro që teatri i këtij qytetit të emërohet me emrin e të ndjerit Adem Mikullovci.

Kjo është bërë e ditur nga Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Vushtrisë, përmes një statusi në rrjetin social Facebook.

Nder për jetë e mote veprës e kontributit të artistit të popullit!
Urime”, ka shkruar Meholli në Facebook.

Kujtojmë që Mikullovci është vetëm një nga të paktët emra të shquar të artit shqiptar që na la këtë vit. /TV Malisheva

 

Share.