Autoritetet amerikane kanë paralajmëruar për përmbytje të mëdha.

Stuhia Nicholas ka arritur në brigjet e Teksasit vetëm disa orë pasi u shpall uragan i kategorisë së parë.

Ndërsa përfshiu brigjet e Gjirit të SHBA ajo po kërcënon me përmbytje dhe ndërprerjes së energjisë elektrike.

Qendra Kombëtare e Uraganeve ka paralajmëruar se stuhia mund të shkaktojë përmbytje të rrezikshme të cilat mund të rrezikojë edhe jetën e qytetarëve.

Duke sjellë erë me shpejtësi deri në 120 kilometra në orë, uragani Nicholas arriti në pjesën lindore të gadishullit Matagorda, njoftuan autoritetet.

Uragani Nicholas vjen pas uraganit Ida i cili shkaktoi shumë viktima dhe shkatërroi komunitetet në Luiziana pranë Nju Orlins.

Presidenti amerikan, Joe Biden, shpalli gjendjen e  emergjencës në Luiziana dhe dha urdhër që autoriteteve lokale t’u ofrohet ndihmë nga qeveria qendrore, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Nicholas mund të lërë shumë qytetarë pa energji elektrike duke penguar në këtë mënyrë  përpjekjet për  restaurim pasi uragani Ida dëmtoi të gjitha linjat e energjisë elektrike në Luiziana.

Më herët guvernatori i Teksasit Greg Abbott ka paralajmëruar qytetarët e tij se kjo stuhi do të zgjasë disa ditë dhe do të sjellë reshje të dendura shiu.

Share.