Poetja Luljeta Telaku, në emisionin “N’Pult” ka thënë se të rinjtë e shtetit tonë po largohen nga vendi i tyre për mundësi më të mira punesimi dhe ekonomike.
Ajo ka thënë se ata po detyrohen t’i lënë diplomat universitare dhe në këtë mënyrë, nënat e tyre po mbesin vetëm.
“Duke mos e gjetur veten sot të rinjtë në një punësim, në një mundësi ekonomike, do t’i lejnë diplomat universitare dhe do dalin jashtë shtetit, nënat mbesin vetëm”, ka thënë Telaku. /TV Malisheva