Kampioni i Kosovës në basketboll, Golden Eagle Ylli po e rrezikon seriozisht pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, ndeshjet e së cilës do të zhvillohen në Portugali për shkak se disa lojtarë dhe anëtarë të stafit nuk po arrijnë që të pajisen me viza.
Drejtori sportiv i klubit, Egzon Fetiu, tregon për problemet që kanë hasur pasi janë detyruar që të aplikojnë përmes ambasadës së Bullgarisë dhe të Gjermanisë për t’u pajisur me vizë për në shtetin e Portugalisë.
Fetiu: Nuk po marrim përgjigje as nga ambasada e Bullgarisë e as e Gjermanisë
“Fillimisht na kanë detyruar përmes ambasadës së Bullgarisë, të shkojmë së pari në Bullgari, pastaj përmes Bullgarisë të i marrim vizat të kthehemi prapë dhe të shkojmë në Portugali. Problemi është që ne kemi provuar edhe përmes ambasadës së Bullgarisë edhe përmes ambasadës së Gjermanisë që të pajisemi me viza por të dua janë në të njëjtën kohë u dërgojmë imell dhe ato nuk kthejnë përgjigje. Çështja është që janë edhe disa lojtarë që duhet të pajisen me viza dhe stafi e trajnera. Jemi në kohë shumë të shkurtë që mund të pajisemi me viza dhe nëse nuk bëhet deri në fillimin e javës së ardhshme nuk besoj që mund të udhëtojmë për shkak se çështja e vizave kërkon kohë minimumi dy javë.”
Ai thotë se tashmë e kanë njoftuar edhe Federatën e Basketbollit të Kosovës e cila po bënë përpjekje për ta zgjidhur problemi, derisa shton se sot do të kërkojnë ndihmë edhe nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Fetiu: E kemi njoftuar federatën dhe sot do ta njoftojmë edhe MKRS-në
“Federata është e njoftuar dhe është duke e bërë maksimumin sepse kjo nuk është në të keqen vetëm të klubit por edhe të federatës. Federata është duke bërë maksimimin e mundshëm. Është duke kontaktuar gjatë gjithë kohës më FIBA-në, me ambasadat që të pajisemi por nuk po mund të bëjnë edhe ata diçka më të madhe sepse nuk ka diçka ajo në dorë që ta zbatojnë apo të thonë që e kryejnë. Me ministrinë nuk kemi kontaktuar ende. Sot e kam angazhuar zyrtaren tonë për ta dërguar një imell në ministri që të paktën deri të premten të marrin një përgjigje çfarë mund të bëjmë. Nëse nuk e marrim deri të premten përgjigjen, pastaj do të jetë vonë”, theksoi Fediut.
Nëse klubi dështon që t’i sigurojë vizat për lojtarët, Fetiu thot se kjo do të ishte humbje e madhe për të gjithë Kosovën.
Fetiu: Kjo do të ishte humbje e madh për gjithë Kosovën
“Nuk është vetëm humbje e madhe për klubin por për të gjithë Kosovën. Në Ligën e Kampionëve jo rastësisht mund të marrin pjesë ekipet. Nuk besoj që është vetëm për klub por për të gjithë Kosovën. Liga e Kampionëve duhet patjetër ta ketë një ekipë të Kosovës.”, tha Fetiu në fund.
Ndryshe, KB Ylli është kampion në fuqi i Kosovës dhe kjo ka mundësuar që ata ta përfaqësojnë vendin në garat e nivelit më të lartë ndërkombëtar.
/TV Malisheva