Alex Telles pritet të jetë lojtari i ri i gjiganti anglez Manchester United.

Skuadra e madhe angleze prej kohësh ka arritur marrëveshje personale me mbrojtësin e majtë brazilian.

Djajtë e Kuq i kanë ofruar atij kontratë pesë vjeçare me pagë vjetore prej katër milionë eurove në sezon.

Telles ka pranuar ofertën e anglezëve, pasi aty do të fitojë katër herë më shumë se paga e tij aktuale në Porto.

Agjenti i tij Pinhas Zahavi ka qëndruar në Angli dhe ka arritur marrëveshjen personale me drejtuesit e United.

Tani klubi anglez po bisedon me Porton për të arritur marrëveshje për transferimin e brazilianit.

27-vjeçari ka kontratë edhe një vit me Porton dhe nuk e ka ndërmend ta vazhdoj atë.

Vlera e tij në tregun e transferimeve është 40 milionë euro, por duke parë se është në vitin e fundit të kontratës, atëherë Porto po kërkon 20 milionë euro që ta lë të lirë.

Gjithsesi sipas të përditshmes portugeze ABola, transferimi i Telles te United mund të kompletohet brenda javës./TV Malisheva

Share.