Paraprak, MASh ka rezultuar se nuk e ka bërë ekzaminimin, vlerësimin dhe krahasimin e tenderëve në harmoni me nenin 59 të Ligjit të Prokurimit Publik dhe nuk e ka pasur parasysh nenin 1 dhe 6 të LPP-së.
“Andaj, obligohet që Autoriteti Kontraktues të zbatoj vendimet e Panelit Shqyrtues në përpikëri dhe të bëjë ekzaminimin dhe vlerësimin e tenderëve në harmoni me nenin 59 të LPP-së”, ka bërë të ditur OShP.
Në fund, Paneli Shqyrtues i ka sqaruar Ministrisë së Arsimit se qëllimi i ligjit është që fondet publike duhet të përdoren në mënyrë ekonomike dhe se oferta e operatorit ekonomik “Botek Sh.P.K” është dukshëm më e lirë.
“Autoriteti Kontraktues duhet ta ketë parasysh edhe nenin 6 me qëllim të arritjes së ekonomicitetit dhe efikasitetit. Përderisa, tenderi i operatorit ekonomik ankues është me çmim dukshëm më të lirë, atëherë AK duhet ta zbatojë në përpikëri nenin 1 dhe 6 të LPP-së, në të kundërtën e obligon Panelin Shqyrtues që të merr masa konform dispozitave të LPP-së”, është theksuar në fund.
Operatori ekonomik “Botek Sh.P.K” në ankesën e dorëzuar në Organin Shqyrtues të Prokurimit ka thënë se MASh me rastin e ri-vlerësimit të tenderit nuk ka vepruar në pajtim me vendimin e OShP-së të datës 22 tetor.
“Ministria e Arsimit është i përcaktuar paraprakisht për OE të rekomanduar për kontratë dhe ka bërë vërtetim të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike dhe shkelje esenciale të dispozitave të LPP-së dhe vendimit të OShP”, thuhet në ankesën e tyre drejtuar panelit të OShP-së.
Operatori ka kërkuar nga OShP që ta detyroj MASh që ta respektoj vendimin për rivlerësim dhe ta anulojë vendimin e datës 30 tetor 2020, vendim ky që kishte shpallur përsëri fitues konsorciumin me ofertën më të shtrenjtë.
“MASh me eliminimin tonë ka shkelur nenin 1, nenin 6, nenin 52, nenin 56.3 të LPP-së”, thuhet më tej në aneksen e tyre.
Ky tender nga ana e Ministrisë, për lotin e parë, përkatësisht për blerjen e 5,000 tabletëve e kishte rekomanduar për kontratë konsorciumin “Infosoft Systems” & “FutureBITS”, të cilët kishin ofruartuar me çmimin prej 1,139,400 euro, ndërsa i kishte eliminuar nga gara dy operatorë të tjerë që kishin ofertuar përreth 300 mijë euro më lirë.
Pra, ministria e kishte rekomanduar për kontratë operatorin që ka ofertuar 227 euro për një tablet me 10.1 inch,
Operatori ekonomik “Ilir-Kosova” kishte ofruar 820,880 euro, ndërsa “Botek” kishte ofertuar 823,500 euro./TV Malisheva