Kanë nisur tensionet para selisë së Partisë Demokratike. Pak para orës 11:00, teksa deputeti demokrat Roland Bejko po tentonte që të hynte në seli, është penguar nga mbështetës të Berishës.
Mes tij dhe mbështetësve të Berishës ka pasur dhe konfrontime fizike. Për mediat, Bejko tha: “Ne kemi luftuar për demokraci, që në vitin ’90, dhe sot na ofendojnë. Kaq kisha”.
Menjëherë pas kësaj ngjarjeje, reagoi Partia Demokratike që tha se dhuna e mercenarëve të Sali Berishës ndaj anëtarit të kryesisë qendrore të PD Roland Bejko, është fytyra e Sali Berishës, që frymëzon dhunë, ushtron dhunë dhe pengon një sekretar të PD të vijë në seli në një mbledhje pune.
“E papranueshme që dhunohet një demokrat i orëve të para, një demokrat i ndershëm me
kontribute 30 vjeçare në këtë parti. Roland Bejko u dhunua sot vetëm se mendon ndryshe nga Sali Berisha, vetëm se nuk i shërben interesit të Sali Berishës, vetëm se ka vendosur ti shërbejë interesit të demokratëve dhe PD”, përfundoi reagimi./TV Malisheva