Një vajzë ka raportuar në polici se dy të panjohur kanë tentuar ta dhunojnë, por e njëjta ka arritur të ikë.
Sipas viktimës, të dyshuarit më pas janë larguar me veturë në drejtim të panjohur.
Rasti ka ndodhur më 11 shtator rreth orës 21:40 në Prishtinë.
Rasti është inicuar si tentim dhunimi.
“Prishtinë 11.09.2022-21:40 Ankuesja femër sh/k ka raportuar rastin e lartcekur ndaj dy të dyshuar meshkuj të panjohur për të. E njëjta ka arritur të largohet nga të dyshuarit të cilët më pas me veturë janë larguar nga vendi i ngjarjes. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente policore”, thuhet në raportin e policisë.
/TV Malisheva