Një person është arrestuar në fshatin Banjë të Istogut, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, kishte sulmuar fizikisht viktimën duke e goditur me një mjet të mprehtë.

Si pasojë e lëndimeve, viktima ka marrë tretman mjekësor dhe më pas është liruar. Me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.

/TV Malisheva

Share.