Policia e Kosovës ka arritur që ta arrestojë një person, i cili kishte tentuar t’ua shes pajisjet bujqësore tre personave përmes rrjeteve sociale, pajisje këto që një person tjetër i kishte marrë donacion.
Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia ka bërë me dije se i ka vënë në lajthitje tre persona te cilët janë dakorduar për çmimin e mjeteve bujqësore, duke pretenduar se i dyshuari është pronar i mjeteve.
“Pas një pune operativo-hetimore nga hetuesit e Stacionit Policor në Istog, është arritur të identifikohet dhe arrestohet i dyshuari: S.M. i lindur me 1988 m/k/sh.
Me vendim të Prokurorit të shtetit i dyshuari është dërguar në ndalim Policor”, thuhet në komunikatë./Tv Malisheva