Një person është arrestuar në Goriq të Malishevës, pasi që i njëjti me veturë ka tentuar të godas një zyrtar policor i cili ka qenë jashtë detyrës zyrtare, me të cilin dyshohet se kishte një konflikt të mëhershëm.

Ngjarja ka ndodhur dje, rreth orës 15:40.

Polici ka arritur t’i shmanget goditjes dhe nuk ka pësuar lëndime.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente. /TV Malisheva

Share.