Këngëtari i famshëm Ricky Martin (50) fitoi çështjen kundër nipit të tij Denis Jadiel Sanchez (21), i cili e akuzoi atë për incest dhe abuzim.

Sanchez përfundimisht hodhi poshtë akuzën ndaj Martin, ndonëse më parë pranoi se ata kishin qenë në një marrëdhënie seksuale prej disa muajsh.

Një gjykatës në Porto Riko hoqi gjithashtu një masë ndalimi të përkohshëm, i cili iu vendos Ricky Martin një javë më parë, sipas “TMZ”.

“Siç edhe parashikuam, masa e ndalimit të përkohshëm nuk u zgjat nga gjykata. Prokurori konfirmoi në gjykatë se vendimi për tërheqjen e akuzave ishte vetëm i tij, pa ndikim apo presion nga jashtë”, tha ekipi ligjor i Martin.

Më pas këngëtari ka postuar një mesazh në Instagram se “e vërteta fiton” në fund.

Denis Jadejel Sanchez është djali i gjysmëmotrës së Ricky-t, Vanessa Martin.

Sipas gazetës “El Vosero”, Martin dhe Sanchez i dhanë fund lidhjes së tyre shtatë mujore dy muaj më parë.

Sanchez tha se Martin dyshohet se nuk e pranoi ndarjen dhe u pa pranë shtëpisë së tij të paktën tri herë, shtoi gazeta, duke bërë që Sanchez të paraqiste një urdhër ndalimi.

Sanchez akuzoi gjithashtu Martinin se kishte konsumuar “sasi të mëdha alkooli dhe droge”.

 

Share.