Sot (e premte) me fillim nga ora 11:00 në objektet e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) është hedhur shorti për fazën e 1/16-tës në Kupën e Kosovës.

Është tërhequr shorti për rrethin e dytë të Kupës së Kosovës në futboll, ku tani në këtë fazë marrin pjesë edhe klubet e Superligës dhe Ligës së Parë.

Fati i shortit ka dashur që të mos ketë asnjë super derbi në këtë fazë, por ndeshjet interesante nuk mungojnë.

Njëra nga më interesantet është ajo në mes të Drenicës dhe Ballkanit, Llapi-Phoenix dhe Flamurtari-Dukagjini.

Prishtina do të ndeshet e me Rahovecin, Gjilani me Ramiz Sadikun, Feronikeli ’74 me Istogun, Drita me Dardanën, Liria me Rilindja ’74  dhe Malisheva-Kika.

Në takimet tjera do të ndeshen: Prishtina e re-Behari, Fushë Kosova-2 Korriku, Suhareka-Trepça, Vllaznia e Pozheranit-Trepça ’89, Dinamo-Vushtria, Vëllaznimi-Ferizaj dhe Ulpiana-Vjosa.

Ndeshjet e këtij rrethi do të zhvillohen në mesjavën e ardhshme, më 5 e 6 dhjetor.

Çiftet pas tërheqjes së shortit:

Prishtina e Re – Behari
Rahoveci – Prishtina
Fushë Kosova – 2 Korriku
Ramiz Sadiku – Gjilani
Suhareka – Trepça
Vllaznia – Trepça’89
Dinamo – Vushtrria
Flamurtari – Dukagjini
Feronikeli 74 – Istogu
Dardanët – Drita
Liria – Rilindja 1974
Vëllaznimi – Ferizaj
Llapi – Phoenix
Ulpiana 1932 – Vjosa
Malisheva – Kika
Drenica – Ballkani

/TV Malisheva

Share.