Teksa numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri ka kaluar 21,000, tërmeti ka shënuar një moment historik të zymtë, si një nga tërmetet më vdekjeprurëse gjatë 20 viteve të fundit.

Një sërë faktorësh kanë kontribuar në bërjen e këtij tërmeti kaq vdekjeprurës . Një prej tyre është koha e ditës që ka ndodhur. Me goditjen e tërmetit herët në mëngjes, shumë njerëz ishin në gjumë kur ndodhi dhe tani janë bllokuar nën rrënojat e shtëpive të tyre.

Po ashtu edhe moti i acartë që përfshiu rajonin, ngadalësoi ndjeshëm punën e ekipeve dhe e bëri më të vështirë mbijetesën për personat nën rrënoja, shkruan CNN.

Tërmeti me magnitudë 7.8 më 6 shkurt goditi 23 kilometra (14.2 milje) në lindje të Nurdagi, në provincën Gaziantep të Turqisë, në një thellësi prej 24.1 kilometrash (14.9 milje), tha Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara. /TV Malisheva

Share.