​Lëkundje të forta tërmeti me magnitudë 6.8 të shkallës Rihter janë regjistruar në rajonin lindor të Turqisë mbrëmjen e së premtes (24 janar).

Nga raportimet, 100 ndërtesa janë shembur në Elazig dhe Malatya ku kanë humbur jetën dhe 21 persona.

Gjithashtu raportohet për mbi 1030 të plagosur. Ata janë dërguar në spital për mjekim. Autoritetet bëjnë me dije se ndodhen ende 30 persona nën rrënoja teksa vazhdojnë operacionet e shpëtim kërkimit.

Edhe Presidenti Erdogan është shprehur se po e vëzhgon nga afër situatën.

Share.