Tesla po përgatitet të dalë në tregun botëror të veturave elektrike me një “kartë tjetër”.

Siç kishte njoftuar Elon Musk vitin e kaluar, ideja e ‘Baby-Tesla’ është shumë aktuale.

Informacioni i fundit thotë se modeli i fundit i Tesla do të konkurrojë me modele të tilla si Volkswagen ID.3 dhe Nissan Leaf, por me një avantazh të rëndësishëm.

Modeli ende pa emër do të jetë më i lirë se konkurrentët e përmendur.

Dhe jo vetëm kaq, modeli do të zbresë një hap tjetër në çmim dhe do të konkurrojë me vetura si Peugeot e-208 dhe të ngjashme.

Sekreti i suksesit do të jenë bateritë që do të ofrojnë deri në 50% kosto më të ulëta të prodhimit.

Në të njëjtën kohë, kjo bateri ofron disa herë kapacitet më të lartë të ruajtjes së energjisë dhe deri në 16% gamë më të gjatë.

Kështu Autocar raporton se Tesla më e vogël do të ofrojë një diapazon prej të paktën 400 km për WLTP, që është më shumë sesa ID.3 i bazës që ofron 350 km.

Sipas Musk, ky është diapazoni minimal që kënaq Tesla. Modeli i lartë, nga ana tjetër, duhet të ofrojë një distancë prej të paktën 566 km, siç ofrohet nga Model 3 Long Range.

Dhe tani më e mira, çmimi bazë i Tesla-s më të vogël duhet të jetë në nivelin e rreth 23,300 euro.

E vetmja gjë që nuk dihet ende është nëse modeli do të prodhohet në Kinë apo në një fabrikë në Berlin. /TV Malisheva

Share.