Model Y ka qenë në dispozicion në SHBA që nga mesi i marsit. Sidoqoftë, klientët e parë tashmë janë ankuar për mungesë të cilësisë.
Siç është raportuar nga Electrek, ka pasur probleme me panelet dhe shumë defekte tjera në këtë makinë.
Për disa klientë, ulëset e pasme gjithashtu nuk ishin bashkangjitur siç duhet.
Një listë kontrolli në forumin Teslamotorsclub përfshin 33 pika që klientët duhet të kontrollojnë gjatë marrjes së automjetit para se të merrnin Modelin Y në shtëpi. Po ashtu kjo makinë kishte probleme me dritaret e saj.
Ende nuk dihet nëse Evropa do të marrë një version të automjetit të importuar nga SHBA, apo do të presë derisa fabrika e madhe e Tesla-s të hyjë në veprim./ Tv Malisheva