Në Angleton, një qytet me afro 20,000 banorë që ndodhet 40 milje në jug të Hjustonit, filiali i Tesla Gambit Energy Storage po instalon Megapacks.
Kur të përfundojë, instalimi 100MW do të jetë në gjendje të furnizojë me energji elektrike përafërsisht 20,000 shtëpi. Këshilli i Besueshmërisë Elektrike të Teksasit (ERCOT) i tha Bloomberg se kjo mund të fillojë të funksionojë që nga fillimi i qershorit.
Nuk është ndërmarrja e parë e këtij lloji për kompaninë. Në vitin 2017, ajo ndërtoi një fermë me bateri 100MWh në Australinë e Jugut.
Muajin e kaluar, moti i pashembullt i dimrit la pjesën më të madhe të Teksasit pa energji elektrike. Kur rrjeti i energjisë u rregullua, CEO i Tesla, Elon Musk shkoi në Twitter dhe u tall me ERCOT.
Poashtu, Musk u pyet nga një nga ndjekësit e tij nëse ishte i mundur një projekt për ruajtjen e baterive të ngjashme me atë Tesla të ndërtohet edhe në Australi. “Po”, tha ai. /TV Malisheva