Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj i shoqëruar nga kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi në një konferencë për medie kanë deklaruar se institucionet private që janë licencuar për testime serologjike dhe PCR do të monitorohen dhe nuk do të lejohen marrëveshje të çmimeve që dëmtojnë qytetarët.

Zemaj tha se kanë rënë dakord që ky proces të zhvillohet duke respektuar politikat e konkurrencës duke mos lejuar monopol dhe se ky proces do të monitorohet nga të gjitha institucionet.

Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi garantoi se ky autoritet do e mbështes këtë proces dhe nuk do lejojë asnjë marrëveshje rreth çmimit të shërbimit të testimit në mes të laboratorëve të licencuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Ai tha se që nga ditët e para kur u paraqiten rastet me para me koronavirus në vend kryesisht në muajin prill kanë hasur në dyshime rreth çmimit të dezinfektuesve dhe alkoolit dhe se janë duke u marrë me këtë çështje./Tv Malisheva

Share.