FC Feronikeli si edhe klube të tjera të IPKO Superligës së Kosovës në futboll i është nënshtruar testeve për virusin SARS-CoV-2.

Të gjitha mostrat e marra nga FC Feronikeli, përfshirë ato të futbollistëve, trajnerëve dhe stafit kanë rezultuar negativ për sëmundjen CoViD-19.

Pavarësisht rezultateve, klubi do ti ndjekë në përpikmëri këshillat dhe instruksionet e IKShPK-së, për higjienë dhe dezinfektim të zhveshtoreve e mjeteve të tjera./Tv Malisheva

Share.