Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës po trajtohen tetë pacientë nga COVID-19, gjashtë prej tyre të konfirmuar me COVID-19 dhe dy post-COVID-19.
Në një njoftim të ShSKUK bëhet e ditur se me oksigjeno-terapi janë katër pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, gjashtë pacientë;
Spitali i Gjakovës, një pacient;
Klinika e Pediatrisë, një pacient.
/TV Malisheva