Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuare dhe tetë raste të reja me koronavirus duke ngritur kështu bilancin e përgjithshëm në 927.

Nga 255 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren sot me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 8 raste: komuna e Rahovecit 4 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Rahovec), komuna e Mitrovicës 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Mitrovicë) dhe komuna e Vushtrrisë 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Vushtrri).

Deri më sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 10.642 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 927 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese

Share.