Kanë mbetur edhe katër ditë deri në grumbullimin e parë për vitin 2023 të Përfaqësueses së Kosovës, ku këtë muaj do të zhvillojnë dy ndeshje.
Përfaqësuesja e Kosovës do të nisë kampanjën kualifikuese për Euro 2024 dhe trajneri Alain Giresse tanimë ka ndarë mendjen se kë do ta ketë në listë pasi ftesat kanë shkuar një javë më parë.
Faza më e fortë e Dardanëve ka qenë sulmi në vitet e fundit dhe njësoj do të jetë edhe këtë vit pasi në këtë repart ka konkurrencë të madhe ku edhe po bëjnë mirë futbollistët tanë nëpër Evropë.
Elbasan Rashani, Edon Zhegrova dhe Arbër Zeneli do të jenë tre futbollistët nga elita e futbollit francez Ligue 1 në listën e trajnerit Alain Giresse.
Gjithashtu do të vijnë edhe Vedat Muriqi, Milot Rashica e Zymer Bytyqi.
Nuk mungojnë prurjet e reja në Përfaqësuesen A, ku janë ftuar dy futbollistë të rinj që janë Arbnor Muja dhe Albion Rrahmani.
/TV Malisheva