Veterani i arsimit, Ramë Thaçi, ka treguar se me 23 mars të vitit 1990 ishin helmuar 83 persona, ndër ta nxënës, mësimdhënës e puntorë teknikë, shkruan TV Malisheva.
Ai ka thënë se ky ka qenë një rast i rëndë dhe i rrezikshëm.
“Me 23 mars të 90-tës, 83 persona, ndër ta nxënës, punëtorë dhe arsimtarë janë helmuar, ka qenë shumë rast i rëndë dhe i rrezikshëm, i kemi emrat e të gjithëve”, ka thënë Thaçi.
Përndryshe Thaçi ka qenë mësimdhënës deri në pension, zëvendësdrejtor e drejtor i gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë. /TV Malisheva