Trajneri i FC Malisheva, Arsim Thaçi, ka thënë se komentimi i kometatorit të TV Malisheva i ka motivuar lojtarët edhe më shumë pë të punuar në këtë drejtim, shkruan TV Malisheva.

Ai ka shtuar se Krasniqi e ka ndihmuar edhe atë në rolin e tij si trajner, për nga ana psikologjike.

“Komentimet e Bedris, ajo çasja e tij me gjet nofka për secilin I ka bërë lojtarët mu ndi shumë mirë, shumë të motivuar, më ka ndihmu edhe mu si trajner, pasi që e ka kryer pjesën si psikolog te ekipa”, ka thënë Thaçi. /TV Malisheva

 

Share.