Trajneri i FC Malisheva, Arsim Thaçi, ka thënë se lojtarët e klubit të tij e bëjnë atmosferë ende pa filluar ndeshja.
Ai tha se ata dëgjojnë muzikë të madhe e gëzohen ende pa filluar ndeshja, gjë që bën të kuptohet se atyre nuk u intereson për kundërshtarin.
“Ne në garderobë e lëshojmë muzikën, krijojmë atmosferë, e lëshojmë zërin që të dëgjojnë edhe ata jashtë, kjo jep me kuptu se nuk na intereson për kundërshtarin edhe krijon një atmosferë, ja nisin mu gëzu hala pa ja nis loja”, tha trajneri Thaçi. /TV Malisheva