Ka vdekur veprimtari i çështjes kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).
Për vdekjen e Lekë Gojçaj, ka reaguar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Vdekja e veprimtarit Gojçaj e ka pikëlluar presidentin, për çka ka thënë se ai ishte bujar dhe i pandalshëm në punë dhe njeri me shpirt të madh.
Thaçi ka ngushëlluar familjen Gojçaj dhe komunitetin shqiptaro-amerikan.
“Më pikëlloi lajmi për vdekjen e veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare në SHBA, Lekë Gojçaj. Ai ishte bujar, i pandalshëm në punë dhe një njeri me shpirt të madh. Ngushëllime familjes Gojçaj, komunitetit shqiptaro-amerikan dhe gjithë të afërmve të tij”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij ‘facebook’./Tv Malisheva