Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook ka mirëpritur vendimin e Qeverisë Hoti për heqjen e reciprocitetit.
“E mirëpres vendimin e sotëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës për heqjen e të gjitha barrierave, që Serbia deri më sot i ka përdorur si pretekst për bllokimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar ai.
Tutje Thaçi ka shkruar se tani presioni ndërkombëtar duhet të bie mbi Serbinë.
“Tani presioni ndërkombëtar duhet të drejtohet nga Serbia me qëllim që pa humbur kohë të rifillojë dialogu, i cili duhet të përfundojë me njohje reciproke ndërmjet dy shteteve”, ka thënë ai./ Tv Malisheva