Drejtori për Arsim dhe Edukim në Malishevë, Blerim Thaçi, ka thënë se procesi mësimor në Malishevë ka qenë më i kënaqshëm se në komunat tjera, shkruan TV Malisheva.

Ai ka thënë se kjo vjen si rrjedhojë e asaj se në të gjitha shkollat, përveç gjimnazit, është zhvilluar mësimi me skenarin A, pra me prezencë të nxënësve në shkolla.

“Në këtë vit shkollor, mund të them se në krahasim me komunat tjera kemi filluar procesin mësimor më kënaqshëm, për arsye se në të gjitha shkollat kemi zhvilluar mësimin me skenarin A, duke përjashtuar gjimnazin që ka pasur një numër më të madh të nxënësve dhe kemi zhvilluar mësimin me skenarin B”

Ai ka thënë se duke marrur parasysh pandeminë, rezultatet në arsim kanë qenë të kënaqshme.

“Si vit shkollor themi se kemi qenë të kënaqur me kushtet çfarë është zhvilluar mësimi duke pasur parasysh pandeminë dhe kemi rezultate të kënaqshme”, ka thënë ai. /TV Malisheva

 

Share.