Drejtori për Arsim dhe Edukim në Malishevë Blerim Thaçi, ka thënë se rezultatet e testit të matures janë të kënaqshme dhe se tani shkollat e mesme janë në proces të regjistrimit të nxënësve të rinj, shkruan TV Malisheva.
“Kemi marrë rezultatet e testit të arritshmërisë, mund të them se jemi të kënaqur me rezultatin që kanë treguar nxënësit dhe tash jemi në proces të regjistrimit të nxënësve të klasëve të dhjeta dhe procesi ka shkuar mirë dhe është i kënaqshëm”, ka thënë Thaçi. /TV Malisheva