Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka takuar ish-luftëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nusret Pllana.
Thaçi e Pllana diskutuan për projektin e Memorialit për 1432 fëmijë të vrarë nga forcat policore serbe në vitet 1981-1999.
“Profesori Nusret Pllana më prezantoi projektin e Memorialit për 1432 fëmijë të Kosovës, të vrarë nga forcat policore dhe ushtarake serbe në vitet 1981-1999. Asnjë nga ekzekutuesit e këtyre krimeve shtetërore serbe nuk ka dalë ende para drejtësisë vendore dhe as para asaj ndërkombëtare. Pa dënimin e kriminelëve serbë dhe pa drejtësi për viktimat e atyre krimeve nuk shërohen as dhimbjet e plagëve të luftës” ka shkruar Thaçi./Tv Malisheva