Trajneri i FC Malisheva, Arsim Thaçi ka folur për sukseset që gëzon ky klub, teksa ka thënë se një nga shkaqet e këtyre sukseseve ka qenë edhe komentatori i TV Malisheva.
Ai ka thënë se falë komentatorit të TV Malisheva edhe janë bërë më të njohur për publikun.
“Në asnjë moment se kemi bërë dyshim, asnjë moment nuk jemi marrë me klubet tjera, as me çështjet e referimit, gjithmonë ne e kemi kqyr vetveten, jemi bazuar tek puna jonë, edhe normal që si rezultat I asaj pune ne kemi qenë edhe falë komentatorit tonë, ka qenë klubi më I diskutuar edhe klubi që e kanë përcjellur njerëzit më së shumti, komentimet e komentatorit tonë u bënë virale edhe në internet”, ka thënë ai. /TV Malisheva