Veterani i arsimit, Ramë Thaçi, derisa ka folur për mësimin e dikurshëm, ka thënë se ka pasur shumë pak nxënëse vajza në shkolla, shkruan TV Malisheva.
Ai ka thënë se kjo ka ndodhur ngase nuk i kanë lejuar prindërit, por që tani fatmirësisht numri i vajzave në shkolla është më i madh se ai i femrave.
“Kemi pas shumë pak të gjinisë femërore nxënëse, m’i num֝ëru djem ka ma shumë, por vajza shumë pak, se nuk i kanë leju prindërit, me kohë e kanë kuptuar rëndësinë e shkollës edhe kanë filluar gradualisht t’i lejojnë, sot kemi më shumë femra se meshkuj nëpër klasë”, ka thënë Thaçi. /TV Malisheva